Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të Policisë gjatë protestës në Tiranë. Si pasojë, një efektiv ka marrë flakë, teksa policia ka rendur ta ndihmojë për t’i shuar flakët. Po ashtu gjatë hedhjes së molotovëve një të riu i është djegur xhaketa, por edhe ai ka arritur t’i shuajë flakët vetë. Incidenti është regjistruar në një moment kur protesta vijon mes tensioneve dhe përplasjeve, me hedhje të lëndëve piroteknike dhe përdorim të gazit lotsjellës.