Molotovë dhe fishekzjarrë kundër policisë, përshkallëzohet protesta
Situata në protestën e gjimnazistëve dhe studentëve në Tiranë është tensionuar më tej, pasi protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit. Shpërthimet janë dëgjuar në shesh, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë përshkallëzuar situatën. Tensionet nisën më herët, kur protestuesit u drejtuan në drejtim të Kryeministrisë. Policia reagoi me gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërsa përplasjet vijuan edhe gjatë marshimit në kryeqytet.
Burimi:
ntv.al