Mojtaba Khamenei zhduket nga skena/ Kush po merr pushtetin në Teheran?
Gjashtë muaj pasi u emërua udhëheqës suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei mbetet një nga figurat më misterioze të regjimit në Teheran. 56-vjeçari, i cili pasoi babanë e tij, Ajatollah Ali Khamenein, ka shmangur pothuajse plotësisht daljet publike, ndërsa autoritetet iraniane e justifikojnë mungesën e tij me arsye sigurie. Mojtaba Khamenei mori postin më të lartë fetar dhe politik të vendit pas vdekjes së babait të tij më 28 shkurt, në ditën kur nisi operacioni i përbashkët SHBA-Izrael kundër Iranit. Që prej marsit, nuk është shfaqur publikisht, përveç imazheve të tij në postera të vendosura në rrugët e vendit. Edhe pse ka publikuar 21 njoftime lidhur me zhvillimet fetare, luftën dhe situatën ekonomike, ato janë lexuar kryesisht nga prezantues televizivë dhe më pas janë shpërndarë në...
Burimi:
ntv.al