Modric: Sa shumë kam vuajtur kundër Messit, edhe Ronaldo meriton lamtumirë të madhe nga Portugalia

Modric: Sa shumë kam vuajtur kundër Messit, edhe Ronaldo meriton lamtumirë të madhe nga Portugalia

7 Tetor 2026 12:54 Alfred Lleshi Fundi i karrierës së Luka Modric përkon me atë të dy legjendave të futbollit, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Në një intervistë për “Partidazo de COPE”, kroati foli mbi lamtumirën e Messit nga kombëtarja dhe situatën e Ronaldos me Portugalinë. Për Messin tha: “Është për të ardhur keq që tërhiqet nga kombëtarja, por është vendimi i tij dhe duhet ta respektojmë. Ai fitoi Kupën e Botës që dëshironte, është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe ishte kënaqësi ta shihje duke luajtur, edhe pse kam vuajtur shumë kundër tij, me kombëtaren dhe me Real Madridin. Është një lojtar unik, i uroj gjithë të mirat”. Për Ronaldon u shpreh: “Nuk kam folur me të dhe nuk e di...