Modrić: I vetmi peng imi është se punova vetëm një vit me këtë trajner, CR7 është shembull

Modrić: I vetmi peng imi është se punova vetëm një vit me këtë trajner, CR7 është shembull

3 Shtator 2026 14:31 Alfred Lleshi Luka Modrić ka folur për Real Madridin dhe njerëzit që kanë shënjuar karrierën e tij të jashtëzakonshme. Në një intervistë për “Marca”, mesfushori kroat ka shprehur vlerësim të madh për José Mourinhon dhe Cristiano Ronaldon. Duke kujtuar transferimin te Reali në verën e vitit 2012, Modrić tha: “Mourinho ishte personi më i rëndësishëm për ardhjen time te Real Madridi. Ai bëri gjithçka që ishte e mundur për ta bindur klubin të më merrte. Negociatat me Tottenham ishin të gjata dhe të komplikuara dhe, pa këmbënguljen e tij, Reali ndoshta do të ishte tërhequr. Për këtë do t’i jem gjithmonë mirënjohës”. Modrić shtoi me keqardhje: “I vetmi peng imi është pikërisht ky. Atë vit mësova jashtëzakonisht shumë prej tij, por...