Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficiencës

Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficiencës

Urgjenca Polivalente në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po riorganizohet në një model të ri menaxhimi dhe funksionimi me synim rritjen e eficiencës, koordinimit të ekipeve dhe përgjigjes në kohë ndaj pacientëve. Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, Urgjenca Polivalente ka ofruar shërbim për rreth 91 mijë pacientë gjatë periudhës janar–shtator 2026. “Si porta e parë për rastet që kërkojnë kujdes të menjëhershëm, nga vlerësimi dhe diagnostikimi deri te trajtimi i specializuar, Urgjenca Polivalente në QSUT ka ofruar shërbim për rreth 91 mijë pacientë vetëm gjatë periudhës janar–shtator 2026”, deklaroi Spahiu. Ministrja theksoi se modeli i ri synon organizim më të mirë të proceseve dhe burimeve, për të rritur cilësinë dhe eficiencën e shërbimit në çdo hallkë të urgjencës. Një prej punonjëseve...