Mjeti lundrues merr flakë mes detit, shpëtohen 4 turistët gjermanë në Ksamil

Mjeti lundrues merr flakë mes detit, shpëtohen 4 turistët gjermanë në Ksamil

pamje nga ngjarja KSAMIL-Një mjet lundrues është përfshirë nga flakët në zonën e “Pemës së Thatë” në Ksamil, teksa në bord ndodheshin katër shtetas gjermanë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Turistët gjermanë janë evakuuar nga mjeti dhe janë transportuar me mjetin e Policisë drejt bregut, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore. Njoftimi i policisë: Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, ndërhyrje në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët. Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, një mjet lundrues ishte përfshirë nga flakët në pjesën e brendshme të tij, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të...