Mjeku flet për Erjon Vishkullin: Hipi në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Mjeku Ermal Pasha ka ngritur shqetësime për mënyrën se si u trajtua 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. I riu rrezikon të humbasë shikimin, ndërsa mjeku pretendon se nuk u lejua t’i ofronte ndihmën e parë në momentet pas incidentit. Në një intervistë për News24, Pasha tregoi se kishte parë të riun të shtrirë në anën tjetër të Lanës, të rrethuar nga disa persona. Fillimisht, ai mendoi se bëhej fjalë për një rast asfiksie nga gazi, por duke parë se situata po zgjaste, vendosi të ndërhynte. “Kur pashë që situata po zgjaste, tentova të vrapoja drejt tij, por nuk më lejuan. Isha vetëm. Hoqa maskën, syzet dhe u prezantova...
Burimi:
kohajone.com