Mjafton kryevepra e kampionit të botës, Atletico Madrid fiton në frymën e fundit ndaj Espanyol (video)
17 Tetor 2026 16:02 Telesport Atletico Madrid ka marrë fitoren e pestë rresht në La Liga, duke u mjaftuar me rezultatin e ngushtë 0-1, por me tre pikë, në transfertën ndaj Espanyol. “Colchoneros” vuajtën jo pak në këtë takim, duke gjetur golin vetëm në minutën e 89-të, me Alex Baena. Kampioni i botës me Spanjën shënoi me një goditje fantastike me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Julian Alvarez. Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid ruan vendin e dytë me 22 pikë, pas 9 ndeshjesh në La Liga. Espanyol mbetet në vendin e 12-të me vetëm 8 pikë. SHIKOGOLIN
Burimi:
telesport.al