‘Mjaft me thika pas shpine Kosovës’, Zhupa: po silleni me shqiptarët njësoj si pushtuesi serb
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur për vendimin e ditës së djeshme ku Gjykata Speciale në Hagë, ndërsa u përplas me mazhorancën për qëndrimin e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa u shpreh se kryeministrin Edi Rama ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, duke shtuar se udhëtoi me avjon special për të kërkuar votën pro. Deputetja demokrate kërkoi që Kuvendi të bashkohet për miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin serb. Në fund, ajo tha se mazhoranca ka vërtetuar shprehjen e Faik Konicës se armiku më i keq i shqiptarit është vetë shqiptari. “Nuk i dhatë përgjigje kërkesës së grupit parlamentar për një rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë. Se zëvendësoni këtë me deklarata, apo sjelljen tuaj...
Burimi:
gijotina.com