“Mitraloz” fishekzjarresh kundër policisë, çfarë është pajisja e rrezikshme që u përdor në protestën e Tiranës dhe si rrezikoi jetën e efektivëve! (VIDEO)
Pamjet e regjistruara gjatë protestës së të shtunës në Tiranë ngrenë një alarm serioz për mjetet që po përdoren kundër Policisë. Një person i maskuar shihet duke mbajtur në duar një pajisje portative që lëshon fishekzjarre me breshëri, në seri të njëpasnjëshme, drejtpërdrejt në drejtim të efektivëve. Pajisje të tilla njihen gjerësisht si mitralozë fishekzjarresh (Fireworks Machinegun). Video ngre disa pyetje që kërkojnë përgjigje nga autoritetet. Çfarë është konkretisht kjo pajisje? Ku është blerë? Kush e ka sjellë në Shqipëri? A mund të tregtohet lirisht një mjet që lejon lëshimin e njëpasnjëshëm të fishekzjarreve dhe, mbi të gjitha, si ka përfunduar në duart e një personi të maskuar në mes të një proteste? Në nomenklaturën doganore shqiptare, fishekzjarret dhe artikujt e tjerë piroteknikë përfshihen në...
Burimi:
javanews.al