Miti dhe historia në veprën e Naim Frashërit

Miti dhe historia në veprën e Naim Frashërit

Dr. Dorian Koçi* Fati dhe përgjëgjësia individuale ndaj lexuesve të poetëve dhe shkrimtarëve në Evropën Juglindore në fillimet e nacionalizmit në shekullin e XIX janë të lidhur pashmangërisht me rolin e tyre si veprimtarëve të çështjes kombëtare dhe përndritjes të komuniteteve të lexuesve të tyre. Në këtë kontekst historik të Evropës Juglindore e cila shtrihej nën pushtetin perandorak të tri perandorive, Austro-Hungarisë, Otomane dhe asaj Ruse do të gjallonte rryma letrare e romantizmit që në vetvete përmbante si një nga principet e tij, konceptin e lirisë individuale por edhe të lirisë politike. Romantizmi ishte kohë revolucionesh dhe klithmash për liri njerzore,vetjake dhe të përbotshme. Për herë të parë liria njerzore fitoi dimensione të përbotshme dhe inspiroi gjenerata të tëra njerzish nga Amerika Latine me revoltat...