Mishi nga Tajlanda drejt BE-së përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

Mishi nga Tajlanda drejt BE-së përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

Shqipëria ka importuar rreth 197 tonë mish pule nga Tajlanda, i cili ka hyrë në vend përmes Kosovës, si rieksport. Importi i mishit të pulës nga Tajlanda është lejuar që prej vitit 2025, ndërsa kusht është që produktet të vijnë nga stabilimente të certifikuara për eksport në Bashkimin Europian. Megjithatë, një auditim i Komisionit Europian në Tajlandë ka evidentuar probleme në sistemin e kontrollit të mishit të shpendëve, veçanërisht sa i përket kushteve higjienike dhe trajtimit të karkasave të kontaminuara. Sipas raportit, në disa stabilimente karkasat me ndotje fekale dërgoheshin për ripërpunim, ndërsa në raste të tjera pjesët e prekura priteshin dhe laheshin me ujë përpara se të vlerësoheshin për konsum. Raporti ka evidentuar gjithashtu probleme me ndarjen dhe gjurmueshmërinë e produkteve të destinuara për...