Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet
Rreth 197 tonë mish shpendësh nga Tajlanda kanë hyrë në Shqipëri përmes Kosovës, sipas të dhënave të referuara në raportimet për importet e këtij produkti. Importi i mishit të pulës nga Tajlanda është lejuar në Shqipëri që prej vitit 2025, me kushtin që produktet të vijnë nga stabilimente të certifikuara për eksport në Bashkimin Europian. Megjithatë, mënyra e hyrjes së këtij mishi në tregun shqiptar ngre pikëpyetje për gjurmueshmërinë e produkteve. Sipas të dhënave të bëra publike, e gjithë sasia prej rreth 197 tonësh ka mbërritur në Shqipëri përmes Kosovës, në formën e rieksportit. Në qershor të këtij viti, Komisioni Europian kreu një auditim në Tajlandë për sistemin e kontrolleve zyrtare në sektorin e mishit të shpendëve. Raporti evidentoi disa mangësi në praktikat higjienike dhe...
Burimi:
javanews.al