Mircea Cărtărescu: Letërsia është fashë mbi plagët e një bote të mbushur me gënjeshtra
Shkrimtari rumun Mircea Cărtărescu e sheh letërsinë si një mënyrë për t’i rezistuar një bote të mbushur me kriza, gënjeshtra dhe pasiguri. Në një kohë që ai e përshkruan si të frikshme, mes luftërave, trazirave shoqërore, ndryshimeve klimatike dhe konfuzionit ideologjik, shkrimtari beson se letërsia mund të shërbejë si mbështetje për njeriun. “Letërsia është si një fashë mbi një plagë”, ka thënë Cărtărescu në një intervistë për AFP-në, me rastin e promovimit në Rumani të librit të tij më të ri, një përmbledhje aforizmash mbi shkrimin. I konsideruar si shkrimtari bashkëkohor rumun më i përkthyer, Cărtărescu mbushi 70 vjeç këtë vit dhe ka fituar një sërë çmimesh ndërkombëtare, përfshirë International Dublin Literary Award në vitin 2024. Në veprat e tij, realiteti dhe imagjinata ndërthuren për...
Burimi:
kultplus.com