Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi

Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 84 vota pro dhe 24 kundër projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që lidhet me përcaktimin e pagave të magjistratëve. Ky projektligj hynë në fuqi menjëherë pas pëlqimit që ka dhënë dhe Presidenti Bajram Begaj, njoftoi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi. Ky vendim vjen pas kërkesës së magjistratëve, e cila u pranua nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, Kuvendi, përmes dy deputetëve, depozitoi javën e kaluar projektligjin që u votua sot në seancë plenare. Miratimi i projektligjit është kundërshtuar nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë deklaruar se formula e propozuar nuk përputhet me standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese dhe kanë paralajmëruar ndjekjen e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Edhe Gjykata e...