Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje
Këshilli i Ministrave ka miratuar procedurat e reja për kujdesin alternativ të fëmijëve në familje, duke përcaktuar kriteret që duhet të plotësojnë familjet kujdestare dhe mënyrën se si do të bëhet vlerësimi dhe përzgjedhja. Vendimi përcakton dy forma kryesore të kujdesit alternativ: kujdesin alternativ profesional, të ofruar nga familje kujdestare të trajnuara, të vlerësuara dhe të miratuara; kujdesin alternativ vullnetar, që mund të ofrohet nga të afërmit e fëmijës, persona nga rrethi i ngushtë i familjes ose familje pa lidhje familjare që shprehin vullnetin për të ofruar kujdes. Për t’u bërë familje kujdestare, aplikantët duhet të plotësojnë një sërë kushtesh që lidhen me gjendjen shëndetësore, ekonomike, sociale dhe familjare. Në vlerësim do të merren parasysh edhe kushtet e banimit, të ardhurat dhe aftësia për t’u...
Burimi:
kohajone.com