MINUTA E FUNDIT – Parandalohet krimi në familje në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, tentoi të therë bashkëjetuesen

MINUTA E FUNDIT – Parandalohet krimi në familje në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, tentoi të therë bashkëjetuesen

Shkodër/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje.Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, në banesë, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe arrestohet 39-vjeçari.Sekuestrohet thika.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në një banesë në lagjen “Partizani”, shkuan menjëherë në këtë banesë. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u kap në banesë, shtetasi A. D., në momentin që po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij.Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 39 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Shtetasja e dëmtuar është është jashtë rrezikut për jetën.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale...