Ministrja Spahiu: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor, nga nesër hapet zyra për dëgjimin e ankesave
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka marrë sot zyrtarisht detyrën, pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begajt. Në takimin prezantues ishte e pranishme zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila vlerësoi kontributin e Spahiut në sektorin e shëndetësisë, njohjen e prioriteteve të këtij sektori, si dhe angazhimin e saj ndër vite në adresimin e çështjeve me interes për qytetarët. “Ministria e Shëndetësisë tashmë do të drejtohet nga Klodiana Spahiu, e cila, për background-in e saj, së pari është mjeke dhe është një njohëse shumë e mirë e të gjitha prioriteteve që MSHMS ka pasur ndër vite, si dhe një lobuese shumë e mirë për të gjitha çështjet që kërkojnë vëmendje, jo vetëm nga ligjvënësit, por edhe për qytetarët. Ka qenë mbështetëse...
Burimi:
kohajone.com