Ministrja Spahiu në Mallakastër: Riorganizimi i strukturave shëndetësore, në funksion të nevojave të komunitetit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu u njoh nga afër me investimet, funksionimin e shërbimeve dhe punën e stafit në strukturat shëndetësore të Mallakastrës, në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe riorganizimit të tyre. Gjatë vizitës, Spahiu vuri theksin te rëndësia e përshtatjes së organizimit të strukturave shëndetësore me nevojat reale të komunitetit, duke e cilësuar riorganizimin një proces të nevojshëm për garantimin e një shërbimi më efikas dhe më pranë qytetarëve. “Jemi duke parë nga afër strukturat shëndetësore, mënyrën se si funksionojnë dhe kapacitetet që ato kanë, në mënyrë që riorganizimi i tyre të bazohet në nevojat reale të qytetarëve dhe të komunitetit”, tha Spahiu. Ministrja theksoi se ristrukturimi nuk lidhet vetëm me organizimin e shërbimeve, por edhe me përshtatjen e strukturës...
Burimi:
kohajone.com