Ministrja Ibrahimaj shpjegon ligjin: Për vendet e lira të punës, përparësi kanë shqiptarët para të huajve!

Ministrja Ibrahimaj shpjegon ligjin: Për vendet e lira të punës, përparësi kanë shqiptarët para të huajve!

Punësimi i punëtorëve nga jashtë do të vazhdojë. Pas Filipineve, Bangladeshit, Indonezisë dhe Vietnamit, Shqipëria i ka hedhur sytë drejt shteteve të tjera, më të varfra. Kryesisht për sektorin fason dhe atë të turizmit, janë rreth 40 mijë të huaj që pritet të vijnë në Shqipëri në muajt në vijim. “Ne jemi duke bërë disa takime sektoriale me biznese për të kuptuar më mirë nevojat që kanë për punonjës, cilat janë profesionet ku kanë më shumë vështirësi për të gjetur forcë pune dhe cilat janë vendet nga ku mund të sigurojmë këtë forcë pune.” Kjo në një kohë kur janë mbi 74 mijë shqiptarë të regjistruar si të papunë pranë zyrave të punës. Paradoksin e ngriti si shqetësim edhe deputeti socialist Vullnet Sinaj, nga Komisioni...