Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili jep dorëheqjen nga bashkëdrejtimi i PS në Vlorë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili jep dorëheqjen nga bashkëdrejtimi i PS në Vlorë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka njoftuar sot dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partisë Socialiste në degën e Vlorës, post të cilin e mbante prej 1 viti e 3 muajsh.Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Ismaili sqaroi se ky vendim vjen në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të strukturave të Partisë Socialiste, me synim hapjen e rrugës për procesin demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj në Vlorë.Ajo e cilësoi drejtimin e kësaj dege si një privilegj dhe përgjegjësi të madhe të besuar nga kryetari i partisë, Edi Rama, ndërsa nënvizoi se është përpjekur ta ushtrojë këtë detyrë me përkushtim, korrektësi dhe integritet. Në përmbyllje të deklaratës së saj, ministrja Ismaili shprehu mirënjohjen ndaj anëtarëve, drejtuesve...