Ministrja Adea Pirdeni humbet fillin e fjalimit para Ramës, ja çfarë i tha kryeministri

Ministrja Adea Pirdeni humbet fillin e fjalimit para Ramës, ja çfarë i tha kryeministri

Një moment i sikletshëm për ministren e Administratës Publike, Adea Pirdeni u shënua këtë të hënë gjatë prezantimit të reformës “Shkalla e Meritës”, ku në prani të kryeministrit Edi Rama u ngatërrua disa herë me fjalët, duke humbur për pak çaste rrjedhën e fjalimit. Pirdeni u përpoq disa herë të formulonte një fjali, por nuk arriti ta thoshte siç duhet. “Dhe në fund, më në fund për nga radha, jo në fund, nga radha, sorry”, u shpreh ministrja, e cila tentoi të korrigjonte veten, por u ngatërrua sërish. “Dhe në fund, nga radha, përmbi të gjitha e para nga rëndësia, për qytetarin”, vijoi ajo. Në këtë moment, ndërhyri edhe kryeministri Edi Rama, i cili nga vendi i tij i tha shkurt: “Vazhdo, he”. Pirdeni u...