Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH
Ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu ka pezulluar procedurën për tenderin e hemodializës në 5 spitale rajonale dhe ka urdhëruar ngritjen e një grupi auditimi të posaçëm për të verifikuar të gjithë praktikën konçesionare. Fituese ishte shpallur kompania ndërkombëtare me qendër në Suedi, Diaverum. Por ngrirja e kësaj procedure, bashkë me shkarkimin e administratores së njësisë që e zhvilloi atë, Operatorit të Shërbimeve të Integruara të Kujdesit Shëndetësor, kanë qenë firmat e para të ministres Spahiu. Zhvillime këto, që kanë shkaktuar debate në seancën plenare të së enjtes mes ministres dhe deputetit demokrat Bardh Spahia. “Mjafton të shohim një nga procedurat e tenderimit nga struktura e re. Bëhet fjalë për kontratën 4 -vjecare për shërbimin e hemodializës. Për një kontratë prej afro 60 milionë...
Burimi:
javanews.al