Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të dëmtuarve në protestë: 11 të lënduar, mes tyre dhe tre efektivë dhe tre të mitur!

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të dëmtuarve në protestë: 11 të lënduar, mes tyre dhe tre efektivë dhe tre të mitur!

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim për personat e lënduar gjatë protestës së ditës së sotme deri në këto momente. Sipas përditësimit të orës 18:45, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 11 të lënduar. 11 të lënduar, 6 protestues, (mes tyre 3 të mitur), 3 efektivë dhe 2 kalimtarë janë paraqitur në SUT. Aktualisht në urgjencën Spitalit Universitar të Traumës ndodhen: – 2 protestues, gjendje e mirë shëndetësore, duke u ekzaminuar. -1 efektiv policie, gjendje e mirë shëndetësore