Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas plagosjes së një efektivi në Bazën Ajrore të Kuçovës, duke bërë me dije se ushtari është qëlluar në shpatull me armën e shërbimit gjatë kohës që ishte në detyrë. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi më 3 nëntor rreth orës 16:46. Menjëherë pas plagosjes, efektivit iu dha ndihma e parë dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit. Ministria bën me dije se, sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë të ushtarit janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për trajtim më të specializuar, efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, Policia Ushtarake po vijon procedurat për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plagosjes. Njoftimi Ministria e Mbrojtjes informon se,...
Burimi:
javanews.al