Ministria e Kulturës: Në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita e Xhevdet Xhafës

Ministria e Kulturës: Në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita e Xhevdet Xhafës

11 September, 2026 - 10:02 Mbrëmjen e kaluar, në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap një ekspozitë kushtuar artistit Xhevdet Xhafa, duke sjellë para publikut një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së tij. Ekspozita paraqet vepra nga një rrugëtim artistik që shtrihet në më shumë se shtatë dekada. Në hapje morën pjesë familjarë, miq, artistë dhe artdashës, të cilët u mblodhën për të nderuar kontributin e Xhafës në artin shqiptar. Krijimtaria e Xhevdet Xhafës dallohet për një gjuhë të veçantë artistike, të formësuar ndër vite përmes kërkimit, këmbënguljes dhe përkushtimit. Ekspozita është kuruar nga familja e artistit dhe sjell për publikun një pjesë të rëndësishme të veprës së tij. Ministria e Kulturës ka ftuar artdashësit ta vizitojnë ekspozitën në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe të njihen nga afër me krijimtarinë e një prej figurave emblematike të artit shqiptar./KultPlus.com