Ministri Salla: Siguria ushqimore, AKU intensifikon kontrollet me nisjen e vitit shkollor
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se me nisjen e vitit të ri shkollor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar kontrollet në mensat e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, si dhe në subjektet ushqimore pranë institucioneve arsimore. “Fokusi ynë është i qartë, të garantojmë që ushqimi që konsumojnë fëmijët tanë të jetë i sigurt dhe që çdo operator ushqimor të respektojë me rigorozitet kërkesat dhe standardet e sigurisë ushqimore”, u shpreh Salla. Vetëm gjatë javës së fundit janë kryer 75 inspektime, ndërsa janë marrë edhe mostra për analiza laboratorike. Në çdo rast ku janë konstatuar mangësi apo shkelje, janë marrë masat përkatëse. Ministri theksoi se kontrollet nuk do të kufizohen vetëm në periudhën e nisjes së shkollës, por do të vijojnë...
Burimi:
kohajone.com