Ministri Jaupaj pjesë e takimit ministerial për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj po merr pjesë në takimin e 3-të ministerial për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, që po zhvillohet në Žabljak, Mali i Zi. Jaupaj ka zhvilluar takime me Komisionin Evropian, Gjermaninë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, me fokus Kapitullin 27, mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e mbetjeve, financimet e gjelbra dhe bashkëpunimin rajonal.“Në këtë ministerial së bashku me Komisionin Europian, RCC-në, IUCN-in dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë miratuan deklaratën e tretë të agjendës së gjelbër të Ballkanit Perëndimor”, tha Jaupaj. Jaupaj theksoi se “me miratimin e Deklaratës së Tretë të Agjendës së Gjelbër, vijojmë drejt një Shqipërie dhe një rajoni më të gjelbër, më të qëndrueshëm dhe më pranë BE-së”. “Gjatë këtij ministeriali pata mundësi të kisha disa takime bilaterale dhe...
Burimi:
kohajone.com