Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi: Instalimi i bombolave të gazit sipas rregullave është jetik
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Markatomaj në Lezhë, ku gjashtë anëtarë të një familjeje, mes tyre dy fëmijë, mbetën të lënduar për shkak të rrjedhjes së gazit në banesë. Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili theksoi se siguria në përdorimin e gazit është përgjegjësi e të gjithëve. Sipas ministrit, bazuar në pamjet e videos, mënyra e instalimit të bombolës së gazit dhe mënyra e ruajtjes së saj nga familja kanë qenë jashtë kushteve teknike të sigurisë, duke shkaktuar rrjedhjen e gazit brenda banesës. Ai theksoi se bombolat e gazit i nënshtrohen kontrolleve të rrepta të sigurisë nga strukturat e Ministrisë gjatë importit, transportit dhe shitjes, por nënvizoi se përgjegjësia për sigurinë...
Burimi:
kohajone.com