Ministri i brendshëm Ervin Demo dhe drejtori i Policisë Skender Hita, takime në Shkodër…

Ministri i brendshëm Ervin Demo dhe drejtori i Policisë Skender Hita, takime në Shkodër…

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi të hënën një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, ku u prit nga drejtori i policisë vendore dhe përfaqësues të strukturave të rendit.Vizita zhvillohet në një periudhë kur siguria në qark është rikthyer në qendër të vëmendjes pas ngjarjeve të rënda kriminale të muajve të fundit. Krahas tyre, kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike mbeten ndër problematikat që kërkojnë angazhimin e institucioneve ligjzbatuese.Pas gjashtë muajve të parë të vitit pa asnjë ngjarje me pasojë vrasjen, bilanci ndryshoi pas 9 korrikut, kur në qark u regjistruan pesë vrasje. Dy prej ngjarjeve më të rënda ndodhën në Dukagjin dhe vijojnë të mbeten të pazbardhura. Më 11 korrik, Aleksandër...