Ministri Gonxhja: Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, pas një rrugëtimi nga qyteti antik drejt Romës në Tiranë

Ministri Gonxhja: Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, pas një rrugëtimi nga qyteti antik drejt Romës në Tiranë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar rikthimin e statujës së njohur si “Dea e Butrintit” në vendin ku u zbulua. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja shprehet se vepra e çmuar e trashëgimisë arkeologjike rikthehet në vendin ku u zbulua, pas një rrugëtimi nga Butrinti drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. “Dea e Butrintit kthehet në shtëpi!”, shkruan ministri në rrjetet sociale. Sipas Gonxhjas, rikthimi i Deas pasuron rrëfimin historik të Butrintit dhe u jep mundësi vizitorëve të shohin nga afër një prej dëshmive të rëndësishme të historisë, artit dhe trashëgimisë europiane. Postimi i plotë Pas një rrugëtimi nga qyteti antik drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, një prej veprave...