Milan shkëlqen në Evropë, “poker” ndaj Salzburg, Kolo Muani shpëton Juven, “Zonja e Vjetër” del me 3 pikë nga Spanja (VIDEO)

Milan shkëlqen në Evropë, “poker” ndaj Salzburg, Kolo Muani shpëton Juven, “Zonja e Vjetër” del me 3 pikë nga Spanja (VIDEO)

Pas dështimit spektakolar në bllok i të gjithë ekipeve prezent në Champions, Serie A feston në Europa League, me Milan dhe Juve që dalin me 3 pikë nga xhiro e dytë. Ekipi i Amorim shkëlqeu në transfertë përballë Salzburg duke triumfuar me “poker” golash. Lojtari i ndeshjes për kuqezinjtë ishte Alphadjo Cisse, me sulmuesin italian që realizoi një “tripletë” golash. 19-vjeçari ishte i papërmbajtshëm, ku fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të me një goditje të saktë me kokë. Në të 32-tën, Cisse këtë herë u shërbye pastër në qendër duke dyfishuar shifrat. Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, madje as protagonistët, pasi Cisse kompletoi mbrëmjen e tij të shkëlqyer ku në minutën e 49-të, Rabiot i dhuroi një assist...