Milan Radoiçiç nuk paraqitet në polici, Gjykata e Beogradit lëshon urdhër-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe

Milan Radoiçiç nuk paraqitet në polici, Gjykata e Beogradit lëshon urdhër-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe

Milan Radoiçiç, i akuzuar për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës në shtator të vitit 2023, është shpallur në kërkim pasi nuk është paraqitur në stacionin policor në Beograd, ku ishte i detyruar të raportonte dy herë në muaj. Gjykata e Lartë në Beograd ka urdhëruar paraburgimin e tij dhe ka lëshuar një urdhër-arrest. Radoiçiç nuk është paraqitur të dielën, më 15 nëntor, në stacionin policor “Savski Venac”, ku duhej të konfirmonte se ndodhej në vendbanimin e tij, në përputhje me masën e sigurisë të vendosur nga gjykata. BIRN shkruan se ish-nënkryetari i Listës Serbe kishte detyrimin të paraqitej në polici në datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Para kësaj mungese, ai ishte paraqitur rregullisht, ndërsa herën e fundit ishte raportuar...