Milan gjen në Premier League pasuesin ideal të Modric, kushton mbi 40 milionë euro

Milan gjen në Premier League pasuesin ideal të Modric, kushton mbi 40 milionë euro

3 Tetor 2026 17:53 Telesport Luka Modric po luan sezonin e fundit me Milanin, ndaj drejtuesit e klubit kuqezi kanë filluar që tani lëvizjet e para për të gjetur një pasuses të denjë për kroatin në mesin e fushës. Tuttosport zbulon se objektivi i madh i kuqezinjve është Yasin Ayari, mesfushori suedez i Brighton në Premier League. Milan e ka ndjekur lojëtarin suedez edhe më parë. Në pranverën e vitit 2025, kreu i atëhershëm i skautingut, Geoffrey Moncada, e kishte vendosur emrin e suedezit në listën e objektivave të klubit, por transferimi i tij nuk u arrit dot në atë kohë. 22-vjeçari suedez mund të luajë si mesfushor mbrojtës, organizator i lojës nga thellësia, mesfushor qendror, por edhe si mesfushor ofensiv. Kontrata e tij aktuale...