Milan fiton “Derby della Madonnina”, Inter pëson humbjen e parë të sezonit (video)

Milan fiton “Derby della Madonnina”, Inter pëson humbjen e parë të sezonit (video)

Milan ka fituar 3-1 ndaj Interit në “Derby della Madonnina”, i vlefshëm për javën e 10-të në Serie A. Supersfida në “San Siro” u zhbllokua në minutën e 4-të, ku Diego Moreira la në vend Carlos Agusto dhe krosoi në zonë, aty Christian Pulisic shënoi me kokë, duke dërguar topin në rrjetën e Josep Martinez. Në minutën e 10-të, Moreira kroson nga këndi, Adrien Rabiot shkëputet bukur në zonë dhe shënon një gol tejet të bukur me një goditje klasi me të majtën. Reagimi i zikaltërve erdhi në minutën e 23-të, ku pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga këndi dhe prekjes me kokë të Manuel Akanji, ishte Alessandro Bastoni në fund që dërgoi me kokë topin në rrjetën e Mike Maignan. Në minutën e...