Migjeni: Vetvrasja e Trumcakut
30 September, 2026 - 14:30 MigjeniProzë: Vetvrasja e TrumcakutTrumcaku vuente nga melankolia. U lind në një vend me të vërtetë të shkretë. Në vend të barit bijshin qime e derrit e në vend të pemve – brinat e një shtazës parahistorike. Dhe në kët natyrë – e cila nuk mund të quhet natyrë – kush mos të bahet melankolik? Dihet se një trumcaku s’i duhet shumë për jetë, por natyra, e cila nuk ishte natyrë, s’i epte as aq. Mos pyetni si e tek u gjet trumcaku n’at vend, dhe si e tek u gjet njeriu në kët pike kozmike; nuk dijmë shumë. Hipoteza dhe andrra. Miliona vjetësh dhe një fjalë goje, si për shembull: “…të bahet dritë! Dhe drita u ba!” – A shifni?...
Burimi:
kultplus.com