Mevlan Shanaj shpërthen kundër Festivalit të Filmit: Festivali është një event që po e krijojnë ca njerëz të paditur!

Mevlan Shanaj shpërthen kundër Festivalit të Filmit: Festivali është një event që po e krijojnë ca njerëz të paditur!

Rikthimi i festivalit të filmit pas 14 vitesh ka vendosur në qendër të vëmendjes një debat që ka përfshirë komunitetin e kinematografisë shqiptare. Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, regjisori i njohur Mevlan Shanaj e kritikon organizimin të cilin e cilëson “palo festival” dhe pretendon se mund të shërbejë si një “paradhomë” për ndryshimin e ligjit aktual te kinematografisë. Top Channel iu drejtua regjisorit Shanaj për të sjell këndvështrimin e tij më të zgjeruar mbi  festivalin dhe të ardhmen e prodhimit shqiptar kinematografik. “Festivali është një event që po e krijojnë ca njerëz të paditur, duke shkelur parimet të shenjta, për shembull, në festival japin 16 çmime të karrierës, absurde, jepet një çmim, kaq është në dy, nuk zhvlerësohen se janë të gjithë figura...