Metës i kufizohen takimet/ Komiteti i Helsinkit i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti i Helsinkit i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar sqarime drejtorisë së burgut “Jordan Misja” lidhur me pretendimet se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po i kufizohen takimet me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe eurodeputetë. Në një letër drejtuar drejtorit të burgut, Arjan Bozhaj, Komiteti thotë se është vënë në dijeni të ankesave të Ilir Metës dhe deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Sipas Komitetit, disa prej takimeve të kërkuara nga Meta nuk janë lejuar, ndërsa atij nuk i është bërë e ditur një vendim i arsyetuar apo baza ligjore mbi të cilën është vendosur kufizimi. Helsinki thekson se një problematikë e ngjashme është konstatuar edhe më herët gjatë monitorimit në burgun “Jordan Misja”. “Ngrihen shqetësime lidhur me moslejimin e zhvillimit të takimeve...