Meta premton zhbërjen e hartës së re: 15 bashkitë do të rikthehen
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kundërshtuar reformën e re administrativo-territoriale, duke pretenduar se ajo përqendron pushtetin dhe mund të thellojë shpopullimin e vendit. Në një intervistë për Syri.net, Meta e cilësoi shkrirjen e 15 bashkive si arbitrare dhe tha se opozita duhet të nisë përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Meta kritikoi gjithashtu qëndrimin e institucioneve europiane për ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, duke thënë se vlerësimet pozitive nuk pasqyrojnë, sipas tij, problemet me zgjedhjet, korrupsionin dhe standardet demokratike. Më poshtë, pjesë nga intervista: Pjesë nga intervista: Z. Meta, përfundimisht Edi Rama e miratoi Reformën Administrative – Territoriale me 85 vota duke shkrirë 15 bashki, siç parashikonte projekti i tij fillestar. Çfarë i mbetet opozitës për të bërë në këto kushte...
Burimi:
ntv.al