Messi tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës
Lionel Messi ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga kombëtarja e Argjentinës, duke i dhënë fund një karriere 21-vjeçare me ekipin përfaqësues. 39-vjeçari luajti ndeshjen e fundit me Argjentinën në finalen e Kupës së Botës muajin e kaluar, ku kombëtarja e tij u mund 1-0 nga Spanja. Në një mesazh në Instagram, Messi tha se vendimi për t’u larguar nga kombëtarja ishte i dhimbshëm, dhe se kishte ardhur koha për t’u tërhequr. “Kam dhënë gjithçka që kisha dhe nuk kam më çfarë të jap. Ka gjithashtu shumë lojtarë të rinj të talentuar që meritojnë të jenë këtu”, u shpreh ai. Messi debutoi me kombëtaren e Argjentinës në moshën 18-vjeçare dhe gjatë karrierës së tij zhvilloi 207 ndeshje, duke shënuar 125 gola. Momenti më i madh i...
Burimi:
kultplus.com