Messi shkruan historinë në MLS, një rekord që nuk e kishte arritur askush më parë
Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë në futbollin amerikan. Në sfidën mes Inter Miamit dhe Atlanta United, e cila përfundoi me rezultatin 2-2, ylli argjentinas vendosi një tjetër rekord personal dhe të rëndësishëm në MLS. Argjentinasi u bë lojtari i parë në historinë e MLS-së që kontribuon me të paktën 30 gola në tre sezone radhazi. Në këtë statistikë përfshihen golat dhe asistet, ndërsa këtë sezon argjentinasi ka regjistruar 18 gola dhe 12 asistime. Në përballjen ndaj Atlanta United, Messi ishte protagonist në të dy golat e Inter Miamit. Fillimisht, ai ekzekutoi një goditje nga këndi dhe shërbeu për Casemiron, i cili realizoi golin e parë të takimit. Më pas, Messi ishte i përfshirë edhe në aksionin që solli golin e dytë të Inter Miamit,...
Burimi:
vizionplus.tv