Messi-Ronaldo, diferenca shihet edhe në fund. Dy mënyra të ndryshme për t’u larguar nga skena
Dy përfundime të kundërta për dy karriera legjendare… Lamtumira nga futbolli ndërkombëtar tregon gjithashtu marrëdhënien e Messit dhe Ronaldos me kohën. Dy legjenda, dy përfundime krejtësisht të ndryshme. Kur Lionel Messi të zbresë për herë të fundit në fushë me fanellën e Argjentinës, natën mes të martës, 6 tetor, dhe të mërkurës, 7 tetor, atmosfera do të jetë solemne, si një festë kolektive. Nuk do të jetë vetëm lamtumira e talentit më të madh në historinë e futbollit argjentinas dhe botëror, por përshëndetja me një lojtar që për vite ka bashkëjetuar me një “dënim” sportiv: krahasimin me Diego Armando Maradonën. Cristiano Ronaldo, në të kundërt, mund të mos marrë kurrë një nderim të ngjashëm nga Portugalia. Pesha e trashëgimisë – Për një pjesë të popullit argjentinas,...
Burimi:
telesport.al