Messi luan të martën ndeshjen e fundit, zbulohet arsyeja pse Argjentina nuk e heq dot fanellën me numrin 10
2 Tetor 2026 20:47 Telesport E marta që vjen do të jetë një ditë e veçantë për çdo argjentinas. Lionel Messi luan ndeshjen e 208-të me fanellën e Kombëtares. që do të jetë edhe e fundit për të. Në miqësoren kundër Beninit, në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires, Messi do t’i japë fund karrierës ndërkombëtare. Ndërkohë, Claudio Tapia, presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, donte ta tërhiqte nga përdorimi numrin 10 si një homazh për Messin, por kjo gjë është e pamundur, pasi është diçka që bie ndesh me rregulloren e FIFA-s. Skuadrat në turnetë madhorë si kupa e Botës apo dhe Kupa e Amerikës në këtë rast, duhet t’u caktojnë lojtarëve numrat nga 1 deri në 26, gjë që e bën të pamundur lënien...
Burimi:
telesport.al