Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Një mesazh me shkrim, që i atribuohet liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khameneit, u publikua në kanalin e tij në Telegram më 30 gusht, ku u bëhet thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër atyre që ai i përshkroi si “armiqtë tanë të vërtetë”, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Mesazhi u publikua në kuadër të Javës së Unitetit Islamik, e cila shënon ditëlindjen e Profetit Muhamed. Në të, udhëheqësve të vendeve të Gjirit u bëhet thirrje të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Khamenei nuk është parë në publik qëkurse, sipas raportimeve, u plagos në sulmet ajrore amerikano-izraelite rreth gjashtë muaj më parë, të cilat vranë babanë e tij dhe liderin e mëparshëm suprem, ajatollah Ali Khamenei. Që nga fillimi i luftës në fund të...