Mesazh i kryebashkiakut Veliaj me inteligjencë artificiale: Dreka falas për çdo nxënës! Asnjë pengmarrje nuk na ndal
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një mesazh në rrjetet e tij sociale, të realizuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës rrëfen transformimin që administrata e drejtuar prej tij ka bërë për shkollat, kopshtet dhe çerdhet, si dhe nënvizon se do ta mbajë premtimin për të realizuar edhe projektin e ushqimit falas në shkollat e kryeqytetit. Veliaj thotë se pas ndërtimit të 170 shkollave, kopshteve e çerdhe të reja për Tiranën, tani do të bëjë realitet edhe drekën falas për çdo nxënës. Ai thotë se asnjë pengmarrje nuk do ta ndalë. Mesazhi i plotë i Veliajt: Teksa lamë pas shtatorin e 12-të të kësaj administrate, doja t’ju përshëndesja e t’ju falënderoja me zemër. Prej 20 muajsh vijon pengmarrja ime dhe nuk mund...
Burimi:
ntv.al