Mes tensioneve me SHBA-në, Kanadaja i drejtohet Evropës për të forcuar lidhjet –
Kanadaja po përshpejton përpjekjet për të forcuar lidhjet ekonomike dhe strategjike me Evropën, ndërsa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara po përballen me tensionet më të mëdha tregtare në dekada, raporton The Wall Street Journal. Kryeministri kanadez Mark Carney ka zhvilluar bisedime me liderë evropianë, përfshirë drejtuesit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, për të shqyrtuar mënyra të reja për afrimin e Kanadasë me Bashkimin Evropian, pa kërkuar anëtarësim të plotë në union. Një nga opsionet që po shqyrtohet është një marrëveshje e mundshme për “anëtarësim të asociuar”, e cila do t’i jepte Kanadasë akses më të madh në tregun e vetëm evropian, me vlerë rreth 21 trilionë dollarë. Bashkëpunimi do të fokusohej veçanërisht në sektorë strategjikë si energjia, inteligjenca artificiale, mineralet kritike dhe mbrojtja. Afrimi me Evropën është nxitur edhe nga zhvillimet e fundit në politikën amerikane. Përpjekjet e Presidentit Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës, si dhe lufta e tij me Iranin, kanë forcuar argumentet për një bashkëpunim më të ngushtë mes Kanadasë dhe vendeve evropiane. Carney ka intensifikuar kontaktet me liderë të ndryshëm...
Burimi:
javanews.al