Mes flakadanëve, Rama dhe Balluku japin kartonat jeshilë për ligjin për Bankën dhe largohen

Mes flakadanëve, Rama dhe Balluku japin kartonat jeshilë për ligjin për Bankën dhe largohen

edi rama-belinda balluku TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe deputetja Belinda Balluku ishin të pranishëm sot në Kuvend. Rama dhe balluku mbërritën vetëm për të votuar projektligjin për Bankën e Shqipërisë që kërkonte 84 vota pro. Menjëherë pas votimit, ata janë larguar nga seanca.  Votimi u zhvillua mes tensioneve dhe kaosit, pasi deputetët e opozitës ndezën flakadanë dhe tymuese. Edhe pas largimit të Ramës dhe Ballukut, tensionet vijojnë teksa Peleshi ka kaluar në votim direkt të gjitha projektligjet./ZËRI