MERZ I DËRGON MESAZH PUTINIT: EUROPA GATI PER NEGOCIATA, POR RUSIA PO LUAN ME ZJARRIN
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka lëshuar një mesazh të dyfishtë ndaj Moskës: Evropa është e gatshme të ulet në tryezën e negociatave, por nuk do të tolerojë provokime që rrezikojnë sigurinë e kontinentit. Në një moment kur tensionet mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s po shtohen, Merz i ka kërkuar Kremlinit të ndalë veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit. Paralajmërimi i tij është veçanërisht i përqendruar te rajoni i Detit Baltik, ku një seri incidentesh të fundit kanë shtuar shqetësimet për sigurinë evropiane. Kancelari gjerman theksoi se lufta në Ukrainë nuk duhet të shtrihet përtej kufijve të saj dhe të përfshijë drejtpërdrejt hapësirën e sigurisë së vendeve të tjera evropiane. Shqetësimet janë shtuar pas raportimeve për zbulimin e tri...
Burimi:
ntv.al