Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Ergys Mërtiri ka ngritur pikëpyetje mbi efikasitetin dhe mekanizmat kontrollues të shtetit për parandalimin e skandaleve në institucionet e inteligjencës si SHISH. Mërtiri kritikoi mungesën e kontrollit institucional, duke theksuar se raste të tilla tregojnë një nivel jo serioz të menaxhimit të sigurisë kombëtare. Ai solli në vëmendje se dështimi për të trajtuar me seriozitet rrjedhjet e mëparshme të të dhënave, si ajo te AKSHI, ka krijuar premisa për përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme. Sipas analistit, shteti duhet të ketë filtra të fortë verifikues që të shmangë cenimin e sigurisë nga veprimet e drejtuesve apo zyrtarëve të caktuar. “Institucione të tilla si SHISH nuk kanë luksin që kreu i tyre të çmendet dhe të bëjë...